6 orë nën rrënojat e bombardimit, nxirret gjallë 11-vjeçari në Ukrainë

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 13:59
6 orë nën rrënojat e bombardimit, nxirret gjallë 11-vjeçari në Ukrainë

Një djalë 11-vjeçar është nxjerrë i gjallë pas gjashtë orësh nën rrënoja, pasi bombardimet e rënda ruse gjatë natës në Mykolaiv në Ukrainën jugore shkatërruan një ndërtesë pesëkatëshe.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për shtatë persona të tjerë, ka bërë të ditur guvernatori Vitaliy Kim, i cili publikoi edhe foto të momentit kur zjarrfikësit lokalizojnë fëmijën.

Vetë kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych, konfirmon se qyteti është “bombarduar rëndë”, duke shtuar se “forcat ruse kanë goditur një ndërtesë banimi pesëkatëshe” dhe se “grupet e shpëtimit po po punojnë në vendngjarje. Për momentin nuk ka asnjë informacion për viktimat.”

(Kosova Sot Online)