Kamarierja amerikane e pakënaqur me bakshishin që i lanë: Më thanë...

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 14:56
Kamarierja amerikane e pakënaqur me bakshishin që i lanë: Më thanë...

Tiktokerja Gracie Rose ka publikuar një video, me të cilën nxiti debat nëse duhet dhënë bakshishe nëpër restorante.

Rose që punon si kamariere, thotë se disa klientë i kishin lënë tre dollarë bakshish në një faturë që u kushtoi 122 dollarë.

E kur i pyeti nëse shërbimi i saj nuk i kënaqi edhe aq shumë ata, Gracie u habit kur ata i thanë se janë nga Gjermania dhe se tek ata nuk është traditë apo zakon që të lënë bakshish.

“Kjo është fatura, si po ju duket? Do ta rris. Para se gjithash, urrej kur njerëzit shkruajnë shumën totale dhe bëjnë llogaritë për ta kuptuar sesa duhet të lënë bakshish”, tha Rose në video.

“I tregova koleges për 125 dollarë, kurse ata më dhanë tre dollarë? Ose ndoshta kanë menduar për 7.25 dollarë. Mendova se për dy birra dhe dy verëra do t’i japin bakshish edhe banakierit, apo jo? E pyeta edhe shefin, por konstatova se ata ishin të huaj, pasi flisnin një gjuhë tjetër dhe me vete kishin përkthyes”, shtoi ajo. 

@vibewithgracierose #greenscreen #serverproblems #waitressproblems #serverlife #waitreslife #nontippers ♬ A Gangster's Wife - Ms. Krazie

(Kosova Sot Online)