Patriarku që po kërkon paqe me shqiptarët

  • E.K /
  • 14 October 2022 - 14:14
Patriarku që po kërkon paqe me shqiptarët

Patriarku Porfirije u fronëzua të premten në Patriarkanën e Pejës, nga ku lëshoi thirrje për bashkëjetesë paqësore mes serbëve dhe shqiptarëve.

Metropolitët i dhuruan patriarkut të 46-të dhe kreut të 57-të të Kishës Ortodokse Serbe (KPS) simbolet e patriarkut – panagia, d.m.th ikonën që peshkopi mban në gjoks, në të cilën, sipas doktrinës së krishterë, Nëna e Zotit përfaqësohet me foshnjën. Krishti në krahët e saj, ndërsa në anën tjetër është Jezu Krishti ose Shën Treshja në formën e tre engjëjve, pastaj një skeptër – një shkop dhe një veshje ceremoniale – një mandia jeshile, transmeton Tanjug.

Patriarku Porfirije pasoi në fronin e Shën Savës, kryepeshkopit të parë të Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Irinej, i cili vdiq më 20 nëntor 2020.

Ai u zgjodh patriark në Kuvendin e Kishës Ortodokse Serbe të mbajtur më 18 shkurt 2021.

Pas fronëzimit, Porfirije bekoi të gjithë ata, që siç tha, thirren në emrin e Zotit.

Ai më pas u bëri thirrje serbëve dhe shqiptarëve dhe të gjithëve që jetojnë në Kosovë që të mbrojnë njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë paqen së bashku.

“Paqja që vjen si dhuratë nga Zoti është e sigurt dhe e vetme e palëkundur, është paqja e brendshme brenda nesh, por edhe paqja e jashtme me të gjithë rreth nesh. Për shkak të asaj paqeje ne shërbejmë liturgjinë e shenjtë sepse kjo është çfarë pret Zoti nga ne, si dhe Nëna e tij që ne e festojmë sot”, tha patriarku.

Përkundër këtij mesazhi, Kisha Serbe dhe drejtues të saj konsiderohen frymëzues të politikës nacionaliste serbe, kësisoj dhe nxitës të luftrave dhe masakrave sidomos në Bosnje e Kosovë.

(Kosova Sot Online)