Lexoni edhe:
Tragjedi , vdesin 28 persona, të tjerë kërkohen nën gërmadha
Vepra e Vincent Van Gogh, “The Sunflowers”, e ekspozuar në Londër në Galerinë Kombëtare, u njollos nga një grup ekologësh. Aktivistet e përfshira në fushatën e protestës kundër naftës “Just Stop Oil”, hodhën një salcë domatesh, kundër pikturës së famshme. Kjo është raportuar mediat britanike, duke transmetuar edhe një video të incidentit.
Pasi ka hedhur lëngun njëra nga aktivistet ka bërtitur: “Çfarë ju intereson më shumë? Arti apo jeta? Ju intereson më shumë të mbroni një pikturë apo një planet?”.
Tragjedi , vdesin 28 persona, të tjerë kërkohen nën gërmadhaLexoni edhe:
Vepra e Vincent Van Gogh është e mbrojtur nga xhami dhe policia e Londrës ka ndërhyrë dhe ka arrestuar dy aktivistet për kryerjen e dëmeve të rënda.
Pamjet në National Gallery tregojnë dy vajza të reja, të cilat hynë së bashku në muze me bluza të bardha me mbishkrimin “Just Stop Oil”.
Fushata “Just Stop Oil”, e lançuar kundër hapave pas në politikën e emergjencës klimatike për të cilën akuzohet qeveria e Liz Truss po zhvillohet prej ditësh në Britaninë e Madhe me aksione goditëse kundër vendeve dhe transporteve publike nga aktivistët radikalë.
Vepra e Van Gogh, “The Sunflowers”, e ekspozuar në National Gallery është një nga 5 versionet e pikturuara nga artisti holandez dhe ka një vlerë prej 80 milionë eurosh.
(Kosova Sot Online)