Dyshohet se përplasi qëllimisht për vdekje ish kunatin, prokuroria kërkon 35 vite burg për 32-vjeçarin

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 12:26
Dyshohet se përplasi qëllimisht për vdekje ish kunatin, prokuroria kërkon 35 vite burg për 32-vjeçarin

Albert Kaca, 32-vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, rrezikon dënimin me 35-vite burg. 

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Lezhës, e cila dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

32-vjeçari Kaca akuzohet për vepren penale "Vrasje e kryer brenda rrethit familjar".

Sipas organit të akuzes është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij Ylli Mena.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 21 shtator  2019 në Ishull-Lezhë.

Ylli Mena teksa po lëvizte me biçikletë u përplas nga automjeti nën drejtimin e  Albert Kacës dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.

(Kosova Sot Online)