Marrëdhënie se*suale brenda familjes në Obiliq, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

  • E.K /
  • 17 October 2022 - 10:09
Marrëdhënie se*suale brenda familjes në Obiliq, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Ndaj personit të gjinisë mashkullore, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për marrëdhënie seksuale brenda familjes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Plemetin të Obiliqit në korrik të këtij viti, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë me datën 14 tetor.

“MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES/Fsh. Plemetin, Obiliq 25.07.2022-06:00. Lidhur me rastin, me 14.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh.

(Kosova Sot Online)