Sali Berisha tregon si është njohur me Lirinë: E kisha studente, kishte diçka qiellore ajo…

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 11:25
Sali Berisha tregon si është njohur me Lirinë: E kisha studente, kishte diçka qiellore ajo…

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për “Why Not” ku mes të tjerash ka treguar se si është njohur me bashkëshorten e tij.

“Unë e kam njohur Lilin studente por nuk isha në grupet që jepja mësim. Leksione po por jo seminare. Kjo përbënte një anë pozitive se nuk ishte një konflikt interesi për një pedagog në kuptimin moral. Nuk ishte një presion që një pedagog i bënte një studenteje që i jepte mësim.

Shikimi i parë është shikimi ngjitës, mbi bazën e tij ndërtohet ëndrra dhe pastaj përpjekjet për të bërë ëndrrën realitet. Një histori e tillë është. Në ndjenja ekziston një mistik, në shikim, te zëri. Duhet të ketë diçka qiellore në magjinë e shikimit dhe zërit”, është shprehur Berisha.

Gjatë intervistës, kreu i Partisë Demokratike tha se dy sekretet e tij kundër plakjes janë puna dhe aktiviteti fizik.

(Kosova Sot Online)