Në Kosovë kanë filluar të përmenden zgjedhjet

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 08:13
Në Kosovë kanë filluar të përmenden zgjedhjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk është befasi nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje.

“Nuk është befasi për një vend që për katër vjet ka pasur gjashtë palë zgjedhje. Ky vend ka vuajtur për stabilitet, që prej shpalljes së pavarësisë nuk ka pasur stabilitet”, ka thënë Haziri.

Ai më tej ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Opozita nuk është duke kërkuar zgjedhje, më falni, LDK-ja nuk është duke kërkuar zgjedhje, LDK-ja po kërkon përmbushje të obligimeve programore dhe qytetare”, tha ai.

Ai shtoi se në Serbi, aktin e presidentit Vuçiq, ai nuk e ka pranuar, ka thënë nuk kam nevojë me marrë këtë dokument.

“Kemi parë dokument, por dokumenti i vetëm zyrtar secili ka besim se është i duhuri, është ai që ka kryeministri në dorë dhe nuk e ka askush tjetër në Kosovë. Në Serbi, aktin e presidentit Vuçiq, ai nuk e ka pranuar, ka thonë nuk kom nevojë me marrë këtë dokument. E ka parë dhe i ka thënë emisarëve nuk kam nevojë me pranu këtë dokument, unë dhe askush në Serbi”, tha Haziri

(Kosova Sot Online)