Kosova ka shkelur në momentin më kritik historik që kërkon unitet të plotë për veprim politik

Kosova ka shkelur në momentin më kritik historik që kërkon unitet të plotë për veprim politik

Gani Qarri

  • 21 October 2022 - 07:46

Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri

Vizita e mirëseardhur e mikut nga më të mirët të Kosovës, si ajo e përfaqësuesit të lartë të shtetit më të madh mik, të vendit tonë në botë, SHBA-ve, për Ballkanin perëndimor, Gabiriel Eskobar, sado që paksa e papritur, dëshmon se klasa politike vendore, në pozitë dhe opozitë, në këto çaste vendimtare për vendin, është vënë para testit historik për tu bashkuar në një qëndrim të përbashkët dhe daljen me një propozim unik të platformës së marrëveshjes përfundimtare, ku do të caktohen vijat e kuqe, përtej të cilave nuk guxon të dilet dhe as që ka të drejtë, bazë e guxim, për tu tejkaluar nga kushdo qoftë!

Gjithsesi, vizita e fundit e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në trendin shqetësues të zhvillimeve politike brenda spektri partiak të Kosovës, ka rritë shpresat për përafrimin e qëndrimeve qoftë edhe nën trysninë amerikane, ndërmjet pozitës dhe opozitës thellësisht të përçarë, për krijimin e një qëndrim të përbashkët e unik, ndërmjet partive shqiptare, në raport me agjendën e intensifikuar të bisedimeve me Serbinë.

Deklarimi i njëzëshëm i të gjitha partive, në këto momente vendimtare, është jo vetëm i domosdoshëm por edhe i patejkalueshëm, për vet faktin se sot, më seriozisht se kurrë më parë, po flitet nga përfaqësuesit më të lartë shtetëror të SHBA-ve, atyre të BE-së dhe fuqive tjera të mëdha evropiane dhe ndërkombëtare, për modelin e një zgjidhjeje përfundimtare që pritet të ofrohet si kompromis, bazuar në propozimin franko gjerman i cili, tanimë në takimet që Eskobar dhe Lajçak kanë zhvilluar edhe mundë tu jetë prezantuar dy shteteve dhe komunikuar me të dy palët dialoguese! Madje, sipas asaj që u komunikua në media edhe z. Escobar, njëjtë si ndërmjetësuesi i BE-së, Lajçak, në Prishtinë takoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesit politik të opozitës, ku temë kyçe ishte dialogu i fascilituar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu që duke pasur parasysh këto çaste të rëndësishme, tanimë është momenti vendimtar dhe çasti më i duhur i raportimit të kryeministrit Kurti para Kuvendit të Kosovës, vend ku duhet të ndërtohet edhe platforma unike e qëndrimit të përbashkët të të gjitha partive shqiptare dhe pritet të zbardhet edhe propozimi franko gjerman që ende po mbahet i fshehtë, për opinionin, pasi që tanimë shihet qartë, se nuk bëhet më, fjalë, për një marrëveshje teknike, por për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila shënon aktin vendimtar dhe të pakthyeshëm historik, për fatin e shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, në rajon dhe Evropën Juglindore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".