Aksident i rëndë në Rahovec, kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur furgoni e godet një person

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 08:53
Aksident i rëndë në Rahovec, kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur furgoni e godet një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Një furgon ka humbur kontrollin duke u munduar t’i shmanget një aksidenti me makinë, por ngjarja ka përfunduar më keq se që paramendohej.

Furgoni doli jashtë kontrollit dhe e goditi një burrë që ishte afër makinës së tij në pjesë të sigurt, afër dyqanit të një pompe derivatesh.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e rëndë.

Lexuesi që e ka dërguar videon, ka rrëfyer se personi që u godit ndodhet në gjendje të rëndë dhe se është duke u trajtuar në spitalin e Prishtinës.

Shiko videon për më shumë:

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/10/311718377_5709286295804029_7026107394423054110_n.mp4

(Kosova Sot Online)