Në këtë pjesë të Prishtinës çdo ditë ka kaos në trafik, shkak janë semaforët

  • E /
  • 21 October 2022 - 09:43
Në këtë pjesë të Prishtinës çdo ditë ka kaos në trafik, shkak janë semaforët

Është një pjesë në kryeqytet që nuk ka ditë që nuk ka kolona. Bëhet fjalë për rrugën kryesore përballë konvikteve në Prishtinë.

Nga koha e shkurtër e dritës së gjelbër në semaforët tek kryqi i asaj rruge, po e pësojnë qytetarët.

Janë veç 16 sekonda që shoferëve ua lejon kalimin në rrugë tjera. Më pas semafori kalon në të kuqen.

Kjo ka bërë që një qytetar të ankohet te Network Prishtina.

Ai ka postuar disa fotografi nga kolona dhe fajtorin e këtyre kolonave, semaforët.

“Kjo tollovi po shkaktohet nga ora 07:30 mengjes deri rreth ores 09:00. Shkaku i kesaj tollovie eshte semafori shume i shkurte 16’sekonda. Kjo rruge mrapa konvikteve dhe rruga nga fakultetit teknik, ne mengjes jane shume te ngarkuara, ngaqe shkojne njerzit ne pune, lusim Komuna e Prishtinës qe te pakten te ket sekonda me te gjata, sepse dy rruget tjera nga Spitali dhe Ulpiana jane me pak te ngarkuara”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)