Gjendet kufoma e peshkaqenit të bardhë të gjatë 4 metra

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 10:06
Gjendet kufoma e peshkaqenit të bardhë të gjatë 4 metra

Pulëbardhat shihej që ushqeheshin me kufomën e një peshkaqeni të bardhë rreth 4 metra të gjatë që në mënyrë misterioze kishte dalë i ngordhur në breg, në një plazh në Kanada.

Peshkaqeni i zbulua nga një fotograf vendas dy ditë më parë dhe ka habitur studiuesit pasi është vetëm peshkaqeni i tretë në një shekull që del i ngordhur në breg ne New Brunswick, në arqipelagët lindorë të Kanadasë.

Warren Joyce, i cili drejtoi autopsinë e kafshës tha: “Është shumë e rrallë që një peshkaqen të dalë në breg kështu. Kjo është një kafshë e madhe dhe megjithë gjakun e dukshëm në gojë nuk ka plagë të tjera”.

Organizata e bamirësisë së botës detare ORS Shark Science tha se kafsha tregonte vetëm gërvishtje në trupin e tij “që janë tipike për peshkaqenët e bardhë”.

Joyce tha se përveç pulëbardhave edhe të tjerë ishin afruar te kufoma.

“Dikush iu afrua dhe i mori një dhëmb apo diçka të tillë”, tha ai për mediat, duke shtuar se veprime të tilla mund të sjellin gjoba të rënda ose dhe burgim.

Të dhënat tregonin e mashkulli i rritur kishte qenë i shëndetshëm para se të vdiste, megjithë disa gërvishtje në lëkurë.

Joyce shton: “Ai kishte ngrënë një formë gjitari të vogël detar ndoshta një delfin gjiri. Kishte copa të mëdha ushqimi në stomak”.

“Vdekja e tij mund të ketë ardhur nga një aksident, ndoshta duke u afruar për të ngrënë foka, mund të ketë ngecur në cekësirë e të jetë mbytur”.

(Kosova Sot Online)