Rizvanolli me torte ia uron ditëlindjen Termocentralit Kosova A

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 09:28
Rizvanolli me torte ia uron ditëlindjen Termocentralit Kosova A

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë një urim të pazakontë.

Ajo ia ka uruar ditëlindjen e 60-të Termocentralit Kosova A. Madje, këtë ditë e ka shënuar me torte, bashkë me punëtorët e ndërrimit të natës në këtë termocentral.

“Sot është 60-vjetori i gjigantit të parë energjetik, Termocentralit më të madh në Ballkan në vitin 1962.

Së bashku me punëtorët e ndërrimit dhe drejtorin e Kosovës A, Remzi Beshiri, sonte festuam 60-vjetorin e bllokut A1 të Kosovës A”, shkroi Rizvanolli në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)