Të zbulohet urgjentisht, me emër e mbiemër, lista e pronarëve të vilave të konfiskuara

Të zbulohet urgjentisht, me emër e mbiemër, lista e pronarëve të vilave të konfiskuara
Të zbulohet urgjentisht, me emër e mbiemër, lista e pronarëve të vilave të konfiskuara

Hasan Preteni

  • 22 October 2022 - 09:04

Shkruan:ANALISTI- Hasan Preteni

Në Brezovicë-tek pjesa e këtyre vilave, një ari kushton më shumë se 30.000 euro. Këta lekë nuk mundë ti siguron ndonjë punëtor apo zyrtar i thjeshtë. Pronarët jo ligjor duhet të jenë zyrtar me emër apo oligark të lidhur me pushtetarët.

-Transparence dhe llogaridhënie, asgjë më shumë. Që të dyja po mungojnë në vazhdimësi. Rikujtojmë njërin nga definicionet më të mira për korrupsionin. Ekzistimi i monopolit dhe mungesa e llogaridhënies e transparencës janë barazi me korrupsion. Heshtja e organit të akuzës mundë të edhe të arsyetohet për gjithë fazën e hetimit por kur ndërmerren veprime konkrete, heshtja është e pa justifikueshme.

Nuk janë te pakta rastet kur u publikuan emrat e personave të cilëve ju sekuestrua pasuria. I freskët është rasti i gazetarit Z. M.(emër i njohur) që ju bllokua pasuria ( 3-4 banesa të Nartelit) derisa të përfundon gjykimi. Në rastin konkret, për vilat në Brezovicë, duhet përgëzuar kryeprokurorin e Ferizajt dhe prokurorin e rastit. Punë e filluar mire me aksionin shumë premtues. Prokurori i rastit duhet ti publikoj emrat e të gjithë personave-pronarëve të shtëpizave të sekuestruar. Në Brezovicë-tek pjesa e këtyre vilave, një ari kushton më shumë se 30.000 euro. Këta lekë nuk mundë ti siguron ndonjë punëtor apo zyrtar i thjeshtë. Pronarët jo ligjor duhet të jenë zyrtar me emër apo oligark të lidhur me pushtetarët.

E pajustifikueshme është edhe heshtja e medieve elektronike. Debatohet e shtjellohen tema të pa rëndësishme dhe të pa vlera. Nuk e pashë asnjë debat në lidhje me aksionin më të madh të organit të ndjekjes. Emrat duhet publikuar me urgjencë, të gjithë këta që po heshtin e kanë ndonjë hall të madh. Po heshtë politika-opozita, po heshtë gazetaria, po heshtin edhe organizatat jo qeveritare. Kosova me pak korrupsion e me shumë krim të organizuar. Kush janë ata që u organizuan për të shkelur ligjin në mënyrë të organizuar. Prokuror publikoi 100 emrat, me publikimin e tyre do përfitojnë të gjithë, të njoftohet publiku se sa i “ organizuar” është krimi!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".