Hajnat i thyejnë banesën prishtinasit, i vjedhin ari, para dhe një pasaportë

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 09:51
Hajnat i thyejnë banesën prishtinasit, i vjedhin ari, para dhe një pasaportë

Stoli ari, para të gatshme e një pasaportë RKS janë vjedhur nga hajnat në një banesë në Prishtinë.

Rastin e ka raportuar ankuesi mashkull.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.

“Rr. 28 Nëntori, Prishtinë 21.10.2022 – 04:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari (nuk dihet vlera), para të gatshme dhe një pasaportë RKS. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)