Për interesat nacionale nuk ka politikë të ndarë parciale as përfitime për interesa të ngushta elektorale

Arsim Aziri

  • 22 October 2022 - 09:10

Shkruan:ANALISTI - Arsim Aziri

Pra, klasa politike e Kosovës pa dallim në pozitë dhe opozitë, është para testit historik për tu bashkuar në një qëndrim të unifikuar, për ta dhënë propozimin e përbashkët të platformës për një marrëveshje përtej së cilës do të caktohen vijat e kuqe pa të drejtë për të negociuar dhe pa të drejtë për ti tejkaluar. Shteti, Kushtetuta, sovraniteti i plotë dhe integriteti nuk guxojnë të mbeten çështje e lojës për interesa politike por pikë bashkimi në një platformë të përbashkët nacionale sepse do të mbetet përjetësisht gravurë e thellë e shënuar historike.

Vizita e fundit e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar Eskobarit në Prishtinë, agjenda e takimeve të zhvilluara me të gjitha subjektet politike, me pozitën dhe opozitën, si dhe temat e shtjelluara në këto takime duket të kenë ndikim vendimtar të rreshtimit të spektrit politik në një kurs unik të bashkëveprimit strategjik e historik për interesin e shtetit.

Kursi i zhvillimeve të reja brenda spektri politik të Kosovës, duhet të reflekton me bashkëpunim të sinqertë dhe bashkëpunim e bashkëveprim mes pozitës dhe opozitës, për të krijuar një qëllim dhe një qëndrim unik në raport me agjendën e intensifikuar të dialogut me Serbinë dhe zgjidhjen që tash po të ofrohet si kompromis për një marrëveshje finale, të detyrueshme për zbatim ligjërisht nga të dyja palët dhe me garanci të fuqishme ndërkombëtare, nga pjesëmarrësit në ndërmjetësim të dialogut, që janë SHBA dhe BE.

Tani më po shihet ashiqare që propozimi franko gjerman i cili edhe ju është prezantuar dhe komunikuar palëve në takimet e fundit që kanë zhvilluar me diplomatët ndërkombëtar, do të jetë objekt kryesor diskutimi. Në media së fundi, në frymë të vizitave të fundit nga diplomatët evropian dhe amerikan, është publikuar edhe një draft i propozim dokumentit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për të cilin spektri politik duhet të diskuton dhe merr qëndrim unik, sepse pikërisht kjo çështje nuk i takon vetëm pozitës, por para së gjithash i takon të deklarohet edhe opozitës , sepse Asociacioni është një vazhdimësi e trashëguar nga ish qeverisjet e kaluara, dhe nuk është diçka e re që është prodhuar në këto dy vitet e fundit të mandatit të qeverisjes dhe bisedimet që janë zhvilluar.

Pra, klasa politike e Kosovës pa dallim në pozitë dhe opozitë, është para testit historik për tu bashkuar në një qëndrim të unifikuar, për ta dhënë propozimin e përbashkët të platformës për një marrëveshje përtej së cilës do të caktohen vijat e kuqe pa të drejtë për të negociuar dhe pa të drejtë për ti tejkaluar. Shteti, Kushtetuta, sovraniteti i plotë dhe integriteti nuk guxojnë të mbeten çështje e lojës për interesa politike por pikë bashkimi në një platformë të përbashkët nacionale sepse do të mbetet përjetësisht gravurë e thellë e shënuar historike.

Jo rastësisht Escobar në Prishtinë takoi të gjithë pa dallim për informim, përfaqësuesit politik, liderët e partive dhe krerët e shtetit, ku temë kyçe ishte dialogu i fascilituar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse do të kishte një bashkëveprim të koordinuar, tash është tash moment kritik dhe i duhur i debatit në Kuvend dhe aty të ndërtohet platforma e përbashkët dhe qëndrimi unik, për një zgjidhje që shënon moment vendimtar dhe të pakthyeshëm historik, gjithmonë në bashkërendim dhe bashkëveprim me aleatët perëndimor që janë në krah të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".