Gjakoset 70 vjeçari nga Presheva si pasojë e mos ndriçimit të rrugës

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 10:40
Gjakoset 70 vjeçari nga Presheva si pasojë e mos ndriçimit të rrugës

Një i moshuar nga Presheva është lënduar rëndë mbrëmë pasi që nuk e ka parë trotuarin e papërfunduar në rrugën Preshevë – Rahovicë.

Siç shihet edhe nga pamjet, 70 vjeçari është rrëzuar në trotuar si pasojë e mos ndriçimit të rrugës.

I moshuari është dërguar në Emergjencë meqë ishte mbuluar me gjak.

Kujtojmë që ndriçimi publik kohëve të fundit në Preshevë është në gjendje të mjerueshme dhe shumë rrugë janë në errësirë të plotë.

(Kosova Sot Online)