Lexoni edhe:
Të zbulohet urgjentisht, me emër e mbiemër, lista e pronarëve të vilave të konfiskuara
Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Po duket ashiqare se si prokuroritë, ashtu edhe gjykatat, janë të interesuara për zhagitje të proceseve, ndoshta deri te parashkrimi i lëndëve. Kështu në fakte mundë të vazhdohet në pakufi, kuptohet me shkelje ligjorë, por kjo nuk po ka ndikim adekuat dhe gjendja nuk po përmirësohet. Çelësi i zgjidhjes së kësaj nyje mbetet vetëm VETTING-u si mjet i domosdoshëm për ta pastruat këtë sistem të drejtësisë i cili thuajse është gati për tu paralizuar.
-Situata aktuale në prokuroritë e Kosovës nuk është e mirë. Si tërë sistemi i drejtësisë, përkatësisht gjyqësori, ashtu edhe prokuroria, po kalon ditët e rënda. Në njërën anë, është gjendja e rëndë e krijuar nga vetë mos profesionalizmi i prokurorive dhe, në anën tjetër, është presioni i politikës, i ekonomisë dhe i shumë strukturave të tjera, të cilat i kanë vënë në pozitë të rëndë prokuroret dhe, kjo duket se i ka rritur dështimet në kryerjen e detyrës zyrtare. Këtu nuk është çështja vetëm e analizës së punës disa mujore të prokurorive në nivel të Kosovës, por çështja është te mos profesionalizmi dhe dështimet e mëdha nëpër prokurori dhe në gjykata. Sukseset e sistemit të drejtësisë kryesisht varen nga puna profesionale dhe e suksesshme e prokurorëve. Nxjerrja e provave dhe sigurimi i dëshmive është bazamenti i verdiktit gjyqësor të drejtë dhe konformë me ligjin.
Të zbulohet urgjentisht, me emër e mbiemër, lista e pronarëve të vilave të konfiskuara Lexoni edhe:
Shkuarja e lëndës nëpër gjykata, pa prova adekuate, bënë që edhe gjykatat të dështojnë. Kjo, për faktin se gjykatësve nuk u intereson ndoshta gjykimi faktik, prandaj edhe nuk urdhërojnë nxjerrjen e provave tjera. Këto dështime të këtyre dy aneve janë të prekshme. Duket se si prokuroritë, ashtu edhe gjykatat, janë të interesuara për zhagitje të proceseve, ndoshta deri te parashkrimi i lëndëve. Kështu në fakte mund të vazhdohet në pakufi, kuptohet me shkelje ligjore, por kjo nuk po ka ndikim adekuate dhe gjendja nuk po përmirësohet, prandaj mbetet vetëm VETTING-u si mjet i domosdoshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".