Policia parandalon kontrabandimin me mallra nga një postë e shpejtë

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 17:26
Policia parandalon kontrabandimin me mallra nga një postë e shpejtë

Zyrtarë policorë nga stacioni policor për Mbikëqyrjen e Kufrit Hani i Elezit kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Sipas njoftimit, njësia patrulluese kanë ndaluar një automjet me targa vendosre, postë të shpejtë, në fshatin Seqishtë – Hani i Elezit, në të cilit janë hasur mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

“Gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’, malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

(Kosova Sot Online)