Marrëveshja historike dhe njohja e Kosovës nga Serbia, vetëm me angazhimin e fuqishëm të SHBA-ve

Marrëveshja historike dhe njohja e Kosovës nga Serbia, vetëm me angazhimin e fuqishëm të SHBA-ve
Marrëveshja historike dhe njohja e Kosovës nga Serbia, vetëm me angazhimin e fuqishëm të SHBA-ve

Blerim Burjani

  • 22 October 2022 - 17:16

Shkruan:ANALISTI - Blerim Burjani

Është një e vërtetë që nuk mundë të fshihet nga askush se pozita ndërkombëtare e Serbisë asnjëherë nuk ka qenë më e keqe, që nga koha e bombardimeve të NATO-se, rruga drejtë zgjidhjes mundë të vij shumë shpejtë. Ajo kohë po vjen, më së largu deri në fund të këtij vit. E ky fund mundë të vjen shumë shpejtë.

-SHBA-të po bëjnë përpjekje maksimale që ta gjejnë zgjidhjen dhe përfundojnë këtë punë të mbetur pezull,akoma pa marrëveshje dhe normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, tash e 23 vjet nga përfundimi i luftës dhe krijimit të një realiteti të ri. Ekziston shpresa se më në fund do të gjendet një model i pranueshëm për të gjitha palët, për normalizim dhe ecje përpara për zhvillim të të dy shteteve.

Po bëhen tash qe 11 vjet të procesit të dialogut kotë. Kemi pasur vetëm do zgjidhje të mangëta, zgjidhje të themi kurrfarë. Ishte një humbje e madhe kohe për asgjë Loja serbe po shpenzohet, po vjen duke përfunduar. Serbia tashmë i ka vetëm dy rrugë normalizim ose izolim të Serbisë nga ana e faktorit më me ndikim ndërkombëtar, nga shtetet e perëndimit. Është një e vërtetë që nuk mundë të fshihet nga askush se pozita ndërkombëtare e Serbisë asnjëherë nuk ka qenë më e keqe, që nga koha e bombardimeve të NATO-se, rruga drejtë zgjidhjes mundë të vij shumë shpejtë.

Ajo kohë po vjen, më së largu deri në fund të këtij vit. E ky fund mundë të vjen shumë shpejtë. Tashmë topi është duke pritur në fushë lojën e Serbisë. Është në pikëpyetjen e madhe se a duan të arrijnë marrëveshje Kosova dhe Serbia apo jo, por megjithatë kjo pikëpyetje dhe hamendje ka pak rëndësi sepse të dyja palët janë nën presion të madh ndërkombëtar dhe do të shtyhen drejtë një zgjidhje përfundimtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".