Pse Hasbulla nuk bën dot foto me femra?

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 10:55
Pse Hasbulla nuk bën dot foto me femra?

Përpara turneut të tij të afërt nëpër botë, sensacioni i rrjeteve sociale Hasbulla Magomedov ka zhgënjyer shumë fansa duke treguar se nuk do të bëjë foto me femra në turne.

Hasbulla vuan nga akondroplazia, një gjendje që e bën pamjen e tij të duket më e re se mosha e tij aktuale.

Me origjinë nga juglindja e Rusisë, ai ka shfrytëzuar maksimalisht gjendjen e tij për ta ndihmuar atë dhe për të tërhequr vëmendjen nga e gjithë bota në mediat sociale, kryesisht në TikTok.

Ky popullaritet në të gjithë botën e ka parë Hasbullën të rritet si yll dhe tani ai ka planifikuar një turne i cili do të fillojë në gusht 2023 në Sydney, Australi, shkruan Marca.

Me 2.6 milionë ndjekës në mediat sociale, çdo ngjarje do të përfshijë një takim dhe përshëndetje për t’u dhënë fansave mundësinë të njohin heroin e tyre.

Është seria e parë publike e ngjarjeve të tilla, duke qenë se Hasbulla më parë i ka kufizuar daljet e tij publike në ngjarje të veçanta të njëhershme dhe shpesh pa paralajmërim paraprak.

Përpara turneut, u zbulua se Hasbulla nuk do të bënte foto me asnjë femër të pranishme.

“Për mysafiret tona femra, nëse dëshironi të merrni pjesë në takimin dhe të përshëndeteni me Hasbullën, jeni të mirëpritur, por ju lutemi njihni kufizimet e fotografisë”, thanë në një deklaratë organizatorët e turneut, The Hour Group.

“Ne e kuptojmë zhgënjimin që krijon kjo”.

“Megjithatë, ne i njohim me respekt bindjet kulturore dhe personale të Hasbullës dhe duhet të përmbushim kërkesat e tij në përputhje me rrethanat”.

Në këtë moment në kohë, nuk është e qartë se cilat janë saktësisht këto besime, por shumë në mediet sociale kanë theksuar se feja është një faktor potencial pas këtij vendimi.

(Kosova Sot Online)