Disa të burgosur në Kosovës janë të varur nga droga

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 08:24
Disa të burgosur në Kosovës janë të varur nga droga

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve.

Vetëm javëve të fundit, janë zbuluar disa raste të tilla në Burgun e Dubravës, pas kontrolleve dhe bastisjeve që u kryen nga oficerët korrektues.

Oficerët korrektues në tri pjesë të burgut, në dy ditët e fundit kanë gjetur qese në të cilat kishte substancë narkotike të llojit marihuanë. Ende nuk dihet se si ka përfunduar droga brenda dhe kush është si person apo persona të dyshuar.
Megjithatë burimet thonë se kjo ka aktivizuar Policinë dhe më pas njësia ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacione në lidhje me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për shitje e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve dhe së shpejti pritet të zbulohet nëse droga është futur nga të afërmit e të burgosurve

(Kosova Sot Online)