Marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Serbisë edhe Kosovës arrihet për disa muaj

Marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Serbisë edhe Kosovës arrihet për disa muaj
Marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Serbisë edhe Kosovës arrihet për disa muaj

Muhamet Kelmendi

  • 25 October 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Mbështetur në faktin që e shprehi z. Eskobar në Prishtinë dhe në Beograd për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me shtetin serb, i cili deklaroi "se në vitin 2023 do të arrihet", e kemi edhe propozimin për shtyrjen e afatit për targa.

Dhe, natyrisht se afati do të shtyhet për kohën e propozuar.

-I kemi dy subjekte vendosëse që kanë propozuar që të shtyhet vendimi për targat edhe 10 muaj. Këtë kërkesë e bëri z. Eskobar dhe z. Kurti. Këtu nuk ka dyshim se edhe kështu do të bëhet. Me siguri se kjo do të pranohet edhe në Beograd. Nuk ka fare rëndësi se çka thotë opozita.

Ajo që ka rëndësi të thuhet është fakti se edhe nga SHBA-të është paraqitur afati prej disa jave a muajve për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me shtetin serb. Bazë e kësaj është plani gjermano-francez. Këtë e kanë përkrahur edhe SHBA-të. Mendohet se ky plan me ndërmjetësimin e BE-së dhe të SHBA-ve do të realizohet në vitin e ardhshëm. Këtu është edhe shkaku pse u kërkua afati prej 10 muajve që të shtyhet vendimi për targa. Thjeshtë:

Mendohet se brenda kësaj kohe arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse me shtetin serb. Është e domosdoshme që Qeveria të ia pareqes këtë plan Kuvendit të Kosovës për diskutim.

Pa Kuvend nuk ka marrëveshje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".