MPB me një postim për gjuajtjen me armë nëpër ahengje, ka një apel për kosovarët

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 09:20
MPB me një postim për gjuajtjen me armë nëpër ahengje, ka një apel për kosovarët

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një postimi të publikuar, ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i shoqërojnë ahengjet me të shtëna me armë.

MPB ka theksuar se të shtënat në ahengje janë të paligjshme dhe për këtë arsye ato duhet lajmëruar në polici.

“54,6% e grave dhe 43,5% e burrave në Kosovë ndjehen më pak të sigurt në shtëpinë e tyre kur ka një armë. Aq më tepër ata nuk miratojnë të shtënat në ahengje. Secili prej nesh mund të kontribuojë dhe të parandalojë një tragjedi nëse refuzon të jetë pjesë e ngjarjeve ku ka të shtëna.”, u tha tutje nga MPB.

Një gjë e tillë mund të parandalohet duke thirrur policinë në 192, duke iu dërguar email në [email protected] ose duke shkarkuar aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

(Kosova Sot Online)