Rrahu vajzën 12-vjeçare, arrestohet 39-vjeçari në Ferizaj

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 09:25
Rrahu vajzën 12-vjeçare, arrestohet 39-vjeçari në Ferizaj

Një person është arrestuar në fshatin Sazli të Ferizajt pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij 12-vjeçare.

Siç njofton policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Arrestimit i 39-vjeçarit me iniciale A.M, është bërë mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:43.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policsë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)