Kështu përgjigjet Vuçiq kur pyetet nëse e njeh të arrestuarin e fundit për vrasjen e Ivanoviqit

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 14:29
Kështu përgjigjet Vuçiq kur pyetet nëse e njeh të arrestuarin e fundit për vrasjen e Ivanoviqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të martën se “nuk ia ka idenë” në lidhje me arrestimin e Milan Mihailoviqin, i dyshuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Por Vuçiq thotë se “të gjithë ata që janë arrestuar deri më tani në lidhje me rastin janë liruar”, madje “i është hequr edhe aktakuza”, thotë Vuçiq.

Më 16 janar 2018 ishte vrarë politikani serb, deri më tash ka pasur disa arrestime – i fundit është Mihailoviqi.

Ai njihet si bashkëpunëtor i i Zvonko Veselinoviqit, një person i kërkuar nga Republika e Kosovës si i dyshuar për krim të organizuar.

Pos kësaj ai është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me hetimin e rastit të vrasjes së Ivanoviqit është duke u marrë Prokuroria Themelore e Prishtinës, ku hetimi është duke vazhduar. 

(Kosova Sot Online)