Subvencionimi i energjisë, Ministria e Ekonomisë ka një njoftim të rëndësishëm

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 14:33
Subvencionimi i energjisë, Ministria e Ekonomisë ka një njoftim të rëndësishëm

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikim për fazën 2 deri më 7 nëntor.

“ Ministria e Ekonomisë njofton të gjithë aplikantët për Subvencionim të efiçiencës së energjisë, të parakualifikuar në Fazën 1, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor 2022”.

Kjo zgjatje, sipas ME-së, është bërë për shkak të kërkesave të aplikantëve.

Komunikata e plotë:

Zgjatet afati për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor 2022

Nr. 117/22

Prishtinë, 25.10.2022 – Ministria e Ekonomisë njofton të gjithë aplikantët për Subvencionim të efiçiencës së energjisë, të parakualifikuar në Fazën 1, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor 2022.

Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2.

Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje.

Ministria fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.

(Kosova Sot Online)