Sokol Havolli, kandidat potencial për Kryeshef të Prishtina Parkingut

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 14:58
Sokol Havolli, kandidat potencial për Kryeshef të Prishtina Parkingut

Nga konkursi për Kryeshef të “Prishtina Parking”, më i vlerësuari ka dalë Sokol Havolli.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të “Prishtina Parking”, ka bërë vlerësimin e kandidatëve për Kryeshef Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje.

Më së shumti pikë ka marrë Havolli, i cili tash është kandidati potencial për këtë pozitë.

Havolli ka qenë zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe nga aty ka dhënë dorëheqje në gusht ë këtij viti.

Po ashtu, Havolli më herët ka garuar në zgjedhje të përgjithshme si kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)