Njofton policia gjermane: Kapëm bandën e hajnave kosovarë në Stuttgart, 7 të arrestuarit plaçkitnit furra e dyqane

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 14:46
Njofton policia gjermane: Kapëm bandën e hajnave kosovarë në Stuttgart, 7 të arrestuarit plaçkitnit furra e dyqane

Policia e qytetit Ludwigsburg në rajonin e Stuttgart në Gjermani ka arrestuar 7 persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Në mesin e të dyshuarve të ndaluar 6 janë kosovarë dhe një shtetas shqiptar që dyshohet se kanë kryer mbi 20 vjedhje.

Policia e Ludwigsburg, qytet në landin e Baden-Württemberg në Gjermani, ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses hetimin e rasteve të plaçkitjeve të rënda në qarkun e qytetit me urdhër të gjykatës së rrethit Heilbronn ekzekutuan që rezultuan me arrestimin e të dyshuarve.

Ky grup pretendohet të ketë kryer krime në qarkun eLudwigsburg dhe në atë të Rems-Murr në rajonin e Stuttgart.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit janë hetuar që nga qershori i 2022 dhe aksioni u ekzekutua me 17 tetor. Gjatë bastisjeve të dyshuarve që sipas komunikatës së policisë cak kishin furra dhe dyqane me pakicë janë konfiskuar 90 mijë euro dhe cigare me vlerë gjithsej 90 mijë euro. Ata kanë vjedhur edhe një apartament në Winneden.

Sipas komunikatës së policisë të dyshuarit janë të moshës nga 20 vjeç deri në 37.

Të dyshuarit janë në paraburgim të caktuar nga gjykata gjermane në qendra të ndryshme ndalimi.

(Kosova Sot Online)