Nga e hëna nis vaksinimi, arrijnë vaksinat kundër Gripit sezonal në Kosovë

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 14:57
Nga e hëna nis vaksinimi, arrijnë vaksinat kundër Gripit sezonal në Kosovë

Krahas vaksinimit kundër Gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të vaksinohen edhe me dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se vaksinat kundër Gripit sezonal kanë aritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të filloj vaksinimi i qytetarëve.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal.Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhët çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë. MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)