Një grua indoneziane gëlltitet nga pitoni

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 15:49
Një grua indoneziane gëlltitet nga pitoni

Një grua u vra dhe u gëlltit e tëra nga një piton në provincën Jambi të Indonezisë.

Sipas raporteve lokale, Jahrah, ishte një “Rubber-tapper” (nxjerrja e lateksit nga lëvorja), rreth të 50-tave, që kishte shkuar në punë në një plantacion të dielën në mëngjes.

Ajo u raportua e zhdukur pasi nuk u kthye atë natë dhe grupet e kërkimit u dërguan për ta gjetur atë. Një ditë më vonë fshatarët gjetën një piton me atë që dukej të ishte një stomak i madh, shkruan BBC.

“Viktima u gjet në stomakun e gjarprit”, tha shefi i policisë së Betara Jambi, duke shtuar se trupi i saj dukej se ishte kryesisht i paprekur kur u gjet.

Megjithëse incidente të tilla janë të rralla, kjo nuk është hera e parë që dikush në Indonezi vritet dhe hahet nga një piton. Dy vdekje të ngjashme u raportuan në vend midis viteve 2017 dhe 2018.

(Kosova Sot Online)