Agjenda e plotë e vizitës: Bislimi sot në Beograd, por flet nesër

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 08:19
Agjenda e plotë e vizitës: Bislimi sot në Beograd, por flet nesër

Deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën sonte qeverinë e re të kryesuar nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

“Në kohë të tilla të vështira, Serbia duhet të ketë vetëm dhe ekskluzivisht një qeveri pro-serbe që do të punojë vetëm në interes të qytetarëve të Serbisë”, ka thënë Brnabiq.

Në votim nuk morën pjesë 25 deputetë. Qeveria e re serbe do të ketë 25 ministri dhe tre ministra pa portofol.

Pas zgjedhjeve, presidenti serb dhe anëtarët e qeverisë bënë betimin para parlamentit.

“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem për nderin tim se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjin, se detyrën si anëtar i Qeverisë do ta kryej me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim dhe do të jem i përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohia në Republikën e Serbisë”, thuhet në betimin e tyre në Kuvendin e Serbisë.

(Kosova Sot Online)