“Fluturojnë” çmimet në Kosovë: Katër drunj të shkurtuar, 4.79 euro

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 09:06
“Fluturojnë” çmimet në Kosovë: Katër drunj të shkurtuar, 4.79 euro

Një qytetari nga Dragashi katër drunj të shkurtuar i kanë kushtuar 4.79 euro centë në Dragash.

Në etiketën e thesit me katër drurë shkruan se kjo sasi është “0.022 m3 dru”.

Ai, pasi i ka blerë këta katër drunj, ka shkrepur një fotografi dhe ka bërë një koment ironik:

“Ishalla nuk ndien kamini im se në shenjë proteste ma mbush dhomën tym!”

Se a është i lartë ky çmim i drunjve, vlerësojeni vet.

(Kosova Sot Online)