Vuçiq: Nuk dua të japë shpjegime pse e mbështes heqjen e vizave për Kosovën

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 13:23
Vuçiq: Nuk dua të japë shpjegime pse e mbështes heqjen e vizave për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ka kohë që e ka bërë të ditur qëndrimin e tij që është pro liberalizimit të vizave.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka lavdëruar Kosovën duke shtuar se duhet t’i liberalizohen vizat.

Vuçq thotë se është pro që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, por nuk e dëshiron të shpjegojë më shumë pse e ka këtë qëndrim.

“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, nuk dua të shpjegoj”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar Tanjug.

Ursula von der Leyen të enjten në Prishtinë ka deklaruar se duhet të bindet gjithë Këshilli Evropian për çështjen e vizave.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë tani është që ta bindim të gjithë Këshillin Europian – shumica nga ta tashmë janë në anën tuaj”, ka thënë Von der Leyen.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka lirinë e udhëtimit në zonën Shcengen pa viza. 

(Kosova Sot Online)