Një person e fyen rëndë Ganimete Musliun, ajo e nxjerr mesazhin në facebook

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 14:02
Një person e fyen rëndë Ganimete Musliun, ajo e nxjerr mesazhin në facebook

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pak më parë ka publikuar një mesazh që e ka marrë nga një person.

Musliu ka publikuar mesazhin e plotë, ku shihet edhe fotografia e emri i personit.

Ajo thotë se ky mesazh i ka ardhë pas replikave me dy ministra në Kuvend.

Postimi i plotë:

Pas parashtrimit te pyetjeve parlamentare ne

Kuvend  ku pata replika me dy Ministra,   në mesazhe private ne Facebook mu versul një monster.

Ftoj Bashkeshorten(nese e ka) Vajzat, rejat e ti dhe mbesat e ti qe të distancohen nga kjo monster Sepse për mua nuk është shqetesim kur një i tille shkruan në adresen time, unë shqetesohem për ato gra e vajza qe jetojne me te  dhe paramendoni si i trajton një i tillë ato???

(Kosova Sot Online)