Kuvendi miraton projektligjin e çmimeve tavan për produktet bazë

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 14:19
Kuvendi miraton projektligjin e çmimeve tavan për produktet bazë

Projektligji për çmimet tavan ka kaluar në parim.

Me gjithë kundërshtimin e opozitës, deputetët e pushtetit votuan pro kësaj iniciative me 63 vota pro.

Projektligji përfshin caktimin e disa çmimeve tavan për produktet esenciale.

Para se të hyjë në fuqi duhet të votohet sërish në Kuvend.

Ekzekutivi ka thënë se projektligji vlen vetëm për këtë rrethanë të jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)