Lexoni edhe:
Përparim Rama ka mbërritur në punë, njofton për vendimet e marra sot në komunë
Profesori amerikan në Universitetin “John Hopkins” të SHBA-së, Daniel Serwer tha se ai pret që Serbia të refuzojë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe se është më realiste që Serbia t’i drejtohet Kinës, sesa Perëndimit. “Perëndimi do të presë vendosjen e sanksioneve. Unë pres që Serbia ta refuzojë atë – siç ka bërë që nga shkurti”, tha Server për Zërin e Amerikës duke shtuar se megjithatë Serbia mund të dëshirojë ende të largohet nga sfera e ndikimit rus. “Kjo mund të ndodhë kur Moska të humbasë luftën në Ukrainë”, thotë Servwer.
Përparim Rama ka mbërritur në punë, njofton për vendimet e marra sot në komunëLexoni edhe:
Megjithatë, shton ai “është më realiste që Serbia t’i drejtohet Kinës sesa Perëndimit. Në çdo rast, ministri i ri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është një avokat i zellshëm i marrëdhënieve të ngushta me Moskën. Një herë më tha se Serbisë i duhet një përqafim nga ariu rus. Kjo nuk përfaqëson pikëpamjen time për orientimin drejt Perëndimit”, tha Server.
(Kosova Sot Online )