Anija e tij u mbyt, peshkatari mbijeton në det duke u mbyllur brenda frigoriferit të peshkut

  • S.A /
  • 28 October 2022 - 12:26
Anija e tij u mbyt, peshkatari mbijeton në det duke u mbyllur brenda frigoriferit të peshkut

Mund të duket si histori filmi, por një peshkatar në Tajlandë arriti të mbijetojë në det për 6 orë pasi anija e tij u mbyt. Anat Massoyot u mbyll brenda frigoriferit të peshkut dhe qëndroi aty për 6 orë ndërsa anija e tij ishte mbytyr në det të hapur. Fatmirësisht Anat Massoyot arriti të shpëtohej nga një tjetër anije e cila po kalonte aty pranë.

“Nuk dija çfarë të bëja. Unë vetëm prita dhe u luta. Jam i lumtur që jam gjallë” , tha Anat kur u kthye në breg.

Të nesërmen, udhëheqësi i komunitetit Somsak Debbut mobilizoi një ekip për të kërkuar mbetjet e varkës së Anatit me shpresën se ata mund ta rimerrnin anijen dhe ta riparonin atë.

Ai s’do ta mendonte kurrë që frigoriferi që e përdorte për të mbajtur peshkun do të kthehej në shpëtimin e tij. Ai e përdori varkën për 6 orë derisa arriti të shpëtohej. Ai tha se moti ishte i mirë dhe nuk e mendonte kurrë se do të kishte dallgë të larta. Ai shprehet se në fillim ka qëndruar i qetë por dallgët sa vinin e bëheshin më ta larta derisa e përmbysën varkën e tij të vogë. Kur pa se gjithçka po merrte fund ai shprehet se hodhi frigoriferin në ujë dhe nisi ta përdorte si varkë shpëtimin duke qëndruar brenda tij.

(Kosova Sot Online )