Shmanget tragjedia, shpëton mrekullisht këmbësorja

  • E.K /
  • 28 October 2022 - 12:50
Shmanget tragjedia, shpëton mrekullisht këmbësorja

Një makinë në Itali ka humbur kontrollin dhe për pak ka shkaktuar një tragjedi.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugicat e Romës, ku makina e tipit Toyota Yaris me një shpejtësi të madhe është përplasur me hyrjen e Ministrisë së Brendshme.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e ngjarjes ku shihet edhe nje këmbësore e cila ka shpëtuar mrekullisht.

Mediat italiane raportojnë se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të një manovre të gabuar në momentin e kthesës nga shoferja e cila ndodhej bashkë me djalin e saj në makinë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

(Kosova Sot Online)