Provokon keq Daçiq, e quan Bislimin qytetar të Serbisë

  • E.K /
  • 28 October 2022 - 13:50
Provokon keq Daçiq, e quan Bislimin qytetar të Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur në lidhje me ngjarjen e djeshme kur zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimit, iu ndalua shkuarja në Beograd, ku ishte dashur të merrte pjesë në dy konferenca, dje dhe sot.

Në një bisedë në televizionin serb “Pink”, ai u përgjigj se nuk dinte asgjë për këtë, “as ku apo pse shkoi Bislimi”, ndërsa të njëjtin e quajti qytetar të Serbisë.

“Bislimi është qytetar yni dhe unë nuk mund të merrem me këto çështje të brendshme, nuk jam më ministër i Punëve të Brendshme”, tha Daçiqi.

“Ekziston një mekanizëm (për paralajmërimin e vizitave) pikërisht që të mos ketë probleme të tilla”, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

(Kosova Sot Online)