Ndryshimet klimatike po e bëjnë të veten, vendet e botës po ngrohen si në verë

  • E.K /
  • 28 October 2022 - 14:20
Ndryshimet klimatike po e bëjnë të veten, vendet e botës po ngrohen si në verë

Temperaturat deri në 30 gradë Celsius do të mbretërojnë në disa pjesë të shtetit francez, kanë njoftuar sinoptikanët.

Franca jugperëndimore mund të regjistrojë temperatura prej 27 deri në 30 gradë këtë fundjavë, njoftoi sot shërbimi meteorologjik Meteo France.

Temperatura në zonat përgjatë kufirit me Spanjën mund të rritet mbi 30 gradë.

Ajri më i ngrohtë nga Ishujt Kanarie dhe Gadishulli Iberik siguron që temperaturat në Francë të jenë 4 deri në 5 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Ditët e fundit në shumë vende janë thyer rekordet e temperaturës.

Siç theksoi Meteo France në parashikimin e tij, vala e motit më të ngrohtë po ndodh në sfondin e ndryshimeve klimatike gjithnjë e më të dukshme.

Valët e të nxehtit jo vetëm që po bëhen më të shpeshta dhe më intensive, por po ndodhin herët dhe më vonë gjatë vitit, siç është kjo javë.

(Kosova Sot Online)