E pazakontë në Greqi, “banda” e fëmijëve i vërsulet shpërndarësit të picave, përfundojnë në polici

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 13:06
E pazakontë në Greqi, “banda” e fëmijëve i vërsulet shpërndarësit të picave, përfundojnë në polici

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një shpërndarës picash u sulmua sapo mbërriti për të dorëzuar porosinë, shkruajnë mediat greke.

Ata që e sulmuan ishin fëmijë që ende nuk kishin bërë 12 vjeç. Katër autorët, mes tyre dhe te miturit, i morën motoristit çantat, por nuk vonoi shumë që të arrestoheshin nga policia.

Ndaj të gjithëve është ngritur një rast për grabitje të përbashkët, ku përfshihen prindërit e dy të miturve për neglizhencë të mbikëqyrjes.

Fëmijët u lanë të lirë për shkak të moshës së re, por ndaj prindërve u ngrit një rast për moskujdesje ndaj një të mituri.

(Kosova Sot Online)