Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore po paralajmërohen barrikadat në Veri

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 10:32
Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore po paralajmërohen barrikadat në Veri

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se Policia e Kosovës në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak ka filluar të bëjë paralajmërime, por kjo sigurisht që nuk do të ndryshojë qëndrimin e serbëve në veri të Kosovës për ri-regjistrim.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e barrikadave, por ka theksuar se paqja dhe stabiliteti janë në interes të serbëve.

Tutje ai tha se “është e sigurt se kjo nuk do të ndryshojë qëndrimin e serbëve në veri të Kosovës lidhur me ri-regjistrimin”.

Ai shtoi se qytetarët janë të vendosur që të mos bëjnë asnjë ndryshim sa i përket targave.

Ai thotë se nuk mund ta imagjinonte një situatë ku Policia e Kosovës të gjobisë një autoambulancë apo autobus që transportonte fëmijë dhe se serbët të qëndronin mënjanë vetëm për shkak se kishin shenja KM.

“Me ato shenja, ata mund të udhëtojnë kudo në botë përveç Kosovës për shkak të tekave të një njeriu nga Prishtina”, ka theksuar Radojeviq.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e barrikadave, por ka theksuar se paqja dhe stabiliteti janë në interes të serbëve.

“Nuk mund ta imagjinoj një situatë ku policia e Kosovës t’i shkruajë gjoba autoambulancës apo autobusit që transporton fëmijët tanë dhe ne të qëndrojmë mënjanë dhe kjo vetëm sepse ai ka etiketa KM me të cilat mund të udhëtojë kudo në botë përveç Kosovës për shkak të teka e një njeriu nga Prishtina”, ka përfunduar Radojeviq. 

(Kosova Sot Online)