Përleshje mes dy personave në Novosellë të Pejës, theret me thikë njëri prej tyre

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 14:22
Përleshje mes dy personave në Novosellë të Pejës, theret me thikë njëri prej tyre

Një person është therur me thikë këtë të martë në Novosellë të Pejës, pas një përleshjeje fizike me një të dyshuar.

Ky i fundit është arrestuar, ndërsa viktima po trajtohet në Spitalin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:10 policia është informuar për një përleshje fizike mes dy personave në Novosellë të Pejës. Si pasojë, një person është lënduar nga mjeti i mprehtë – thikë”.

“I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)