SHAL 60 – Ceremonia e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave

  • S.A /
  • 02 November 2022 - 11:59
SHAL 60 – Ceremonia e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave

Linku i transmentimit – Ceremonia e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është: https://youtu.be/OQccW9VsaFM. AKP ka shpallur ditën e shitjes për Shitjen e Aseteve me Likuidim SHAL 60 me 14 tetor 2022. Dita e shitjes për SHAL 60 do të mbahet me 2 nëntor 2022. AKP në këtë shitje ka përfshirë një numër prej 36 asetesh atraktive në tri rajonet e Kosovës, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.

Në këtë shitje, AKP, numrin më të madh të tokave e ofron në rajonin e Prizrenit. Këtu ofrohen për shitje 16 parcela toke në sipërfaqe të mëdha të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive të ndryshme, duke filluar prej rreth 1 hektar e deri në 6 hektar. Në rajonin e Prizrenit, konkretisht në zonën kadastrale Llokovicë ofrohet edhe një lokal me sipërfaqe prej 104 m2.

Në rajonin e Mitrovicës shfaqet numri më i madh i pronave atraktive për shitje, përkatësisht lokale të sipërfaqeve të ndryshme të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore. Në SHAL 60 AKP në rajonin e Mitrovicës ofron për shitje 12 lokale dhe një depo. Lokalet kanë sipërfaqe të ndryshme duke filluar prej rreth 20 m2 deri në 150 m2. Numri më i madh i tyre janë asete të NSH Lux dhe gjenden në Mitrovicën veriore.

https://www.youtube.com/channel/UC1Wf6NkvhHFFhsrhKFMW30A?feature=emb_ch_name_ex

(Kosova Sot Online )