Josep Borrell pas takimit me Albin Kurtin: Djegia e veturave në veri është e papranueshme

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 10:44
Josep Borrell pas takimit me Albin Kurtin: Djegia e veturave në veri është e papranueshme

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Berlin, tha se djegiet e veturave në veri të vendit janë të papranueshme.

Ai tha se me Kurtin ka folur edhe për situatën në veri të vendit pas fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, i cili u modifikua.

“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti para Procesit të Berlinit. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet nga dialogu duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë që të veprojnë me përmbajtje. Gjithashtu, ne diskutuam për rrugën përpara për normalizim”, ka shkruar ai në Twitter.

Kurti aktualisht po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin.

(Kosova Sot Online)