Publikohen pamjet kur i bëhet atentat ish-kryeministrit

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 14:04
Publikohen pamjet kur i bëhet atentat ish-kryeministrit

Ish-kryeministria pakistanez Imran Khan, është plagosur sot në këmbë, pasi një person shtiu mbi konvojin e veturave që e shoqëronin.

Khan ishte nisur për në Islamabad duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, ku u qëllua në këmbë, por që sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas raportimeve te deritanishme, një person i armatosur ka qëlluar mbi makinën në të cilën ishte duke hipur ish-kryeministri.

Në momentin e atentatit autori ka hedhur  fishekzjarrë për të mbuluar të shtënat.

Madje janë publikuar pamjet e Khanit pas plagosjes së tij, duke qëndruar në këmbë dhe përshëndeste turmën.

(Kosova Sot Online)