Ekzaminimi mjekësor: E moshuara e keqtrajtuar në Pejë kishte lëndime trupore edhe prej më parë

  • E.K /
  • 04 November 2022 - 07:55
Ekzaminimi mjekësor: E moshuara e keqtrajtuar në Pejë kishte lëndime trupore edhe prej më parë

Shenja pendese nuk shfaqi. Madje infermierja Aurona Pelaj, kokën lart e me pranga në duar u nis për në sallën ku do të vendosej ndërsa për dhunën që ia shkaktoi të moshuarës, do të qëndrojë ende prapa grilave.

Ani se profesionin e infermieres nuk do ta ushtrojë për ca kohë, njërës nga kolegëve të saj i mbeti në trup uniforma e qendrës për të moshuar në Pejë, ku edhe u arrestua.

Atyre që dyshohen për vepra të ndryshme penale, kur e sulmuan, të moshuarën as seanca fillestare nuk iu shkoi vaj.

Avokatët e tyre kërkuan që ajo të shtyhet për ca kohë, pasi sic merr vesh televizioni të njëjtit kishin nevojë për konsulta shtesë me klientet e tyre.

Megjithatë, as informacionet shtesë nuk iu ndihmuan tri infermiereve që të shpëtojnë nga paraburgimi prej një muaji.

Por, kur kjo kohë të përfundojë mbase atyre do të ju bie të përballen edhe me dyshime të tjera. Kjo pasi burime të televizionit kanë treguar që kanë parë edhe më herët sjellje jo të mira të infermiereve karshi të moshuarve në këtë qendër.

Kësaj do t’i kontribuojë edhe ekzaminimi mjekësor që iu bë viktimës, gjatë të enjtën.

Sipas, informacioneve të siguruar nga Klan Kosova, në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët.

Po ashtu, sipas të njëjtit raport viktima sipas mjekëve nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.

Nuk dihet nëse për dyshimet e dhunës sistematike, zyrtarët policorë shkruan aty dhe të enjten, por nga prokuroria u kërkua që këta të marrin në pyetje të gjithë antarët e kësaj qendre.

Një procedurë të tillë u dashtë ta ndjekë edhe Myrteza Ahmeti një 89-vjeçar që prej disa muajsh është banor i këtushëm.

Megjithatë, për rastin tha se kuptoi nga mediat dhe se nuk ka ankesa për sjelljen e infermiereve të tjera.

Gjatë ditës vizitat e familjarëve, u shtuan e ato të insitucioneve vazhduan, për të marrë informacione shtesë për rastin e ndodhur.

(Kosova Sot Online)