Marrëveshja për tabelat ilegale me serbët në veri të Kosovës dhe Serbinë, vetëm me garanci të afatizuara të garantuara për zbatim nga shtetet e QUINTI-it

Marrëveshja për tabelat ilegale me serbët në veri të Kosovës dhe  Serbinë,  vetëm me garanci të afatizuara të garantuara për zbatim nga shtetet e QUINTI-it
Marrëveshja për tabelat ilegale me serbët në veri të Kosovës dhe  Serbinë,  vetëm me garanci të afatizuara të garantuara për zbatim nga shtetet e QUINTI-it

Dr. Hysni Aliu

  • 04 November 2022 - 07:45

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Pasi që me Serbinë është e pamundshme të merresh vesh për diçka, sepse ajo po pretendon në statusin neutral të Kosovë, duke pas dhe tabela neutrale, unë kisha propozuar që Qeveria Kurti të ulet bashkë me vendet e QUINT-it dhe ta bëjnë marrëveshjen drejtpërdrejt me ta për fazat dhe mënyrën e realizimit të tyre. Plotësisht në bashkëpunim me 5 vendet e QUINT-it, ku garantues të kësaj marrëveshje do ishin këto vende. kjo do i mbyllte këto përçarje të panevojshme që kanë lindë në mes Qeverisë Kurti që është qeveri e dinjitetshme dhe vendeve mike.

-Situata në tërë Kosovën është e tensionuar, së pari si pasojë e sjelljes luftënxitëse të Serbisë në veri por edhe së dyti për shkak të sjelljes tepër destruktive të opozitës në raport me Qeverinë Kurti. Sikur këto dy nivele janë me vetëdije apo pa të në kordinim i cili dëmton themelet e shtetit të Kosovës. Opozita që nga ramja nga pushteti dhe humbja e benefiteve që u sillte të çendnit në pushtet, nuk ka ndaluar duke kritikuar çdo hap që ka marr Qeveria, duke përhapur një pesimizëm e dëshpërim të popullatës dhe një ndjenjë që nuk ja vlen të jetohet në Kosovë, si rrjedhoje edhe popullata po bën çdo gjë për tu larguar nga ky vend.

Nëse ja shtojmë këtu edhe tmerrin që i sollën këtij vendi për 20 vite në pushtet dhimbja dhe dëshpërimi e mbërrin maksimumin. Opozita, përjashto këtu AAK-në që së fundmi ka një raport korrekt për çështjen e negociatave me Serbinë, është pothuajse jo ekzistente e madje as nuk deklarohet e as nuk merr pjesë në vendimet që lidhen direkt me shtet formimin, duke i shërbyer kështu direkt kauzës së Serbisë e duke e dobësuar pozicionin negociues të Kosovës. Nuk e di ku ja kanë qit terezinë këta njerëz, ama unë s’po befasohem aspak me veprimet e tyre, përkundrazi po më vërtetohen pretendimet e mia në lidhje me orientimin e tyre. Serbia po e shfrytëzon më së miri këtë situatë të divergjencës së skajshme pozitë opozitë në Kosovë, duke i kundërshtuar në mënyrë të dhunshme vendimet e drejta të qeverisë Kurti, e cila është e vetmja qeveri e Kosovës që deri më sot po vepron në mënyrë të dinjitetshme në raport me Serbinë.

Demonstrimi i forcës në kufirin e Kosovës me Serbinë nga ushtria dhe xhandarmeria serbe, dhe pretendimet e tyre për dron të Kosovës që po fluturojnë mbi territorin e Serbisë, janë vetëm një mënyrë për të arsyetuar sulmin e mundshëm ndaj Kosovës ose për ta testuar kufirin e reagimit të NATO-s në rast të ndonjë sulmi të Serbisë në territorin tonë. Serbët e rusët janë mjeshtër të inskenimeve andaj nga ta pritet gjithçka, dhe KFOR-i e din këtë mirë sidomos pas luftës së Ukrainës. Pohimi i ministrit Sfeçla që në veri ka rreth 300 agjent të sigurimit serb dhe rus që po kryejnë akte kriminale ndaj popullatës serbe atje duke ua djegur automjetet dhe shtëpitë, është një kambanë alarmi për ata që po kërkojnë shtyrjen e afatit për konvertim të targave në RKS.

Unë kam shkruar qe disa javë që qasja e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje është e gabuar, sepse askush nuk po fokusohet në aktet kriminale të sulmeve ndaj individëve serb që po i bëjnë njerëzit e Vuçiqit, por po merren me gjëra sekondare, duke ju dorëzuar krimit në veri i cili në këtë mënyrë veç po merr krah e forcë edhe më shumë. Tek më 2.11 patëm deklaratat e para më serioze të ambasadorit amerikan e britanik por edhe gjerman në lidhje me veriun dhe sulmet ndaj serbëve atje, gjë që i përshëndes edhe pse janë me shumë vonesë këto deklarime. Unë besoj shumë që bashkësia ndërkombëtare ra në kurthin e Vuçiqit dhe të z. Lajçak e Borrel, kur kërkoj shtyrjen e afatit për regjistrimin e automjeteve edhe për 10 muaj.

Gabuan shumë për dy arsye:

Sepse nuk mundesh ta urdhërosh një qeveri të një vendi të pavarur pa marr parasysh se sa i dobët është aj shtet se si të vepron duke ja caktuar edh muajt se sa të zgjatet afati, pa ofruar asnjë garancion se mbas 10 muajsh kjo do të implementohet. Gabimi i dytë është që nuk ju thanë gjërave me emrin e duhur, pra duhej të thuhej, Serbia ka struktura paralele kriminale të përziera serbo ruse, dhe si rrjedhojë po rrezikohet stabiliteti në Ballkan nëse në këto momente shtyhet përpara kjo çështje. Dhe së treti nuk u ulën me Qeverinë e Kosovës të bisedonin në detaje se si do të implementohej ky vendim pas 10 muajsh dhe të epeshin garancionet e bashkësisë ndërkombëtare për të.

Së katërti nuk ju tha Serbisë drejtpërdrejt që ky vendim do të implementohet me këtë date dhe çdo prekje në integritetin e Kosovës do të jetë fatale për ta. Një urdhër dhënie nga lart, siç u bë në këtë rast i detyroj qeverinë tonë që të sillet si një qeveri që ka dinjitet dhe u detyrua që të kundërshton edhe kërkesat e miqve më të mirë të mundshme, duke u kujdesur në çdo rast që vendimi të shtyhet si një respekt i fortë për qeveritë mike të vendeve të QUINT-it. Pasi që me Serbinë është e pamundshme të merresh vesh për diçka, sepse ajo po pretendon në statusin neutral të Kosovë, duke pas dhe tabela neutrale, unë kisha propozuar që Qeveria Kurti të ulet bashkë me vendet e QUINT-it dhe ta bëjnë marrëveshjen drejtpërdrejt me ta për fazat dhe mënyrën e realizimit të tyre.

Plotësisht në bashkëpunim me 5 vendet e QUINT-it, ku garantues të kësaj marrëveshje do ishin këto vende. kjo do i mbyllte këto përçarje të panevojshme që kanë lindë në mes Qeverisë Kurti që është qeveri e dinjitetshme dhe vendeve mike. Në këtë marrëveshje duhet të hyje edhe plani i pastrimit të veriut nga bandat para datës së implementimit të plotë të marrëveshjes për targa, përndryshe asnjë marrëveshje nuk do të ketë sukses dhe nuk është njerëzore, sepse serbët në veri janë nën presionin e frikës se kriminelëve ruso serb në veri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".