Eurodeputeti Mandl: Dialogut duhet t’i referohemi si Kosovë – Serbi e jo si Prishtinë – Beograd

  • E.K /
  • 04 November 2022 - 11:05
Eurodeputeti Mandl: Dialogut duhet t’i referohemi si Kosovë – Serbi e jo si Prishtinë – Beograd

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE- Kosovë ka mbajtur sesionin e dytë të punës.

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dialogu mes dy shteteve dhe jo ndërmjet dy qyteteve.

Sipas tij është e rëndësishme që Bashkimi Evropian e ndërmjetëson dialogun, ndërsa shtoi se mund të jenë konstruktiv por edhe kritik si po vazhdon dialogu. Madje ai thotë se nuk duhet të nënvlerësohet roli pozitiv i SHBA-së në dialog.

Ai tha gjithashtu se liberalizimi i vizave për kosovarët është vonuar tej mase.

“Agjenda thotë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. E njoh këtë gjuhë shumë mirë, por besoj se ky nuk është dialog mes dy qyteteve. Duhet ta bëjmë të qartë në fillim se është dialog mes dy shteteve, shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rolin pozitiv të SHBA-së në dialog, në mbështetjen e vërtetë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE”.

(Kosova Sot Online)